Categories Lajme

Drejtoi qarkun e Tiranës, Agron Shehaj braktis Kuvendin Kombëtar të PD-së

Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, Agron Shehaj është larguar nga salla e pallatit të Kongreseve, ku selia blu po zhvillon punimet e Kuvendit Kombëtar.

Shehaj nuk ka mbajtur fjalën e tij në kohën kur drejtuesit e tjerë të qarqeve po analizojnë shkaqet e humbjes në zgjedhjet e 25 prillit.

Ndërkohë që, sipas informacioneve që qarkullojnë, Shehaj nuk ka qenë pjesë e listës së personave që do të flasin ditën e sotme në Kuvendin e PD-së.

Kujtojmë se Agron Shehaj ishte një nga kandidatët që garoi përballë Bashës në zgjedhjet për kryetar në Partinë Demokratike.

Këtë të shtunë 1500 delegatë të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike do të mblidhen për të votuar Këshillin e ri Kombëtar të selisë blu. Mes 600 emrave të propozuar në kryesi nga Lulzim Basha, kuvendi do të përcaktojë me votë 300 anëtarët e rinj të kësaj strukture të PD që do të përzgjedhë më pas edhe Kryesinë re./Opinion.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME