Categories Lajme

Deçan, Helmimi nga uji i pijshëm, në pranga përgjegjësi i kamerave, jo funksionale tash e dy muaj

Një zyrtar përgjegjës për kamerat e sigurisë te Gryka e Deçanit është arrestuar dje pasi që u vërtetua që kamerat ishin jo funksionale tash e dy muaj në këtë zonë. Arrestimi vie pasi mbi 1500 persona në Deçan shfaqën simptoma të helmimit që nga data 10 korrik.

Sipas testimeve të fundit të bëra nga Instituti i Shëndetit Publik doli që një pjesë e ujit të pijes nga ujësjellësi “Hidrodrini” është i kontaminuar me baktere. Shkodran Nikqi, zëdhënës i Prokurorisë në Pejë, për Radion Evropa e Lirë ka konfirmuar arrestimin e këtij zyrtari.

“I njëjti dyshohet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare përderisa ka qenë përgjegjës i laurës në Grykën e Deçanit”, tha Nikqi. Kujtojmë se Prokuroria e Pejës është duke vazhduar h etimet lidhur me shkaktarin e helmimeve në Deçan.

IKSHPK është duke kryer analiza të vazhdueshme të ujit, ndërsa disa mostra të pacientëve të helmuar është thënë se do të dërgohen për testim jashtë Kosovës.

Në njoftimin për media të lëshuar të premten, IKSHPK-ja tha se në mostrat e ujit të ujësjellësit të datës 13 korrik nga rajoni i Deçanit, “janë identifikuar disa baktere jopatogjene” dhe se ato “mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm”./ REL

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME