Categories Lajme

GJERMANI – Mbi 130 viktima nga moti i keq

Numri i viktimave në përmbytjet shkatërruese në Gjermaninë Perëndimore vazhdon të rritet duke arritur në mbi 130, pasi policia njoftoi 90 v iktima në Ahrweiler.

Shifra e së shtunës e çon numrin e përgjithshëm të v dekjeve në rajonet perëndimore të Gjermanisë në 133, me 43 të konfirmuara në Rhine North Westphalia.

Ndërkohë, puna e ekipeve të shpëtimit vazhdon në të gjithë Evropën, ku më shumë se 150 njerëz kanë vdekur në përmbytjen pasi reshjet e mëdha të shiut goditën pjesë të Gjermanisë, Belgjikës, Francës, Zvicrës, Luksemburgut dhe Holandës.

Në Gjermani, policia tha sot në mëngjes se kishin frikë se do të konfirmoheshin më shumë vdekje në Ahrweiler, fokusi i krizës në shtetin perëndimor të Rhineland Palatinate. Policia atje tha se kishte marrë njoftime për 618 persona të plagosur.

Në zonën e luginës Ahr, ku urat janë dëmtuar dhe rrugët janë bllokuar, policia i kërkoi publikut të shmangte zonën ku ishte e mundur për të mbajtur rrugët të lira për automjetet e shpëtimit.

Imazhet e shkatërrimit kanë tronditur gjermanët. Po sot, presidenti Frank-Walter Steinmeier ndodhet në Nordrhein Westfalen. Ai pritet të shkojë edhe në Rhein-Erft dhe më pas do të bashkohet me kryeministrin e landit, Armin Laschet në një vizitë në Erftstadt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME