Categories Lajme

“Drita e shumëpritur në fund të tunelit”/Dëshmitë e mjekëve pasi kanë kryer vaksinën anti-covid

Vaksinimi antiCOVID për personelin shëndetësor të vijës së parë të luftës kundër COVID-19, vijon në “Air Albania” që prej datës 11 janar. Në ditën e 13 të vaksinimit anti-COVID, ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka publikuar dëshmitë e disa mjekëve që bën vaksinën anti-COVID. “’Drita e shumëpritur në fund të tunelit’ – dëshmitë e mjekëve të vijës së parë të betejës me COVID19 pasi kanë kryer vaksinën anti-Covid në Qendrën e Vaksinimit në Stadiumin Air Albania”, shprehet Manastirliu.

“Unë vij nga Qendra Spitalore Universitare, Shërbimi i Laboratorit të Mikrobiologjisë. Tani sa bëra vaksinën, ndihem shumë mirë”, shprehet njëra prej mjekeve. Një tjetër thotë se “vetë personalisht e prita me shumë dëshirë. Ndoshta hyj te ajo pjesa që them: Pata privilegjin ta bëj vaksinën”.

Andi Koraqi, anëtar i Komitetit Teknik të Ekspertëve deklaron se “kemi thënë që nuk shohim dritë në fund të tunelit për faktin se nuk kishte asnjë medikament. Tani që doli vaksina është drita e shumë pritur, që ne prisnim që të na vinte”.

Një tjetër mjek shprehet se ishte shumë e nevojshme, “sidomos ne që kemi kontakt të përditshëm, na mbron dhe ne dhe familjarët tanë”. “Jam i lumtur dhe i çliruar që kam një mbrojtje tani”, shprehet një tjetër mjek i cili sapo ka marrë dozën e parë të vaksinës antiCOVID.

Pas punonjësve shëndetësor, në radhë për t’u vaksinuar janë personat qe jetojnë në shtëpitë e të moshuarve, më pas personat mbi 90 vjeç, duke vijuar me ata mbi 80 e 70 vjeç e deri tek ata mbi 65 vjeç, pavarësisht sëmundjeve bashkëshoqëruese.

Më herët, Manastirliu ka bërë me dije edhe skenarët për vaksinimin e popullatës.
“Ne kemi vendosur përmes planit të vaksinimit të nisim me mjekët, më pas me të moshuarit në qendrat sociale dhe me të moshuarit mbi 75 vjeç. Ne kemi 3 skenarë. Në skenarin më ambicioz që ne kemi realizuar, është vaksinimi i popullatës në 14 muaj. Skenari i dytë është 18 muaj dhe skenari i tretë është 24 muaj”, ka deklaruar ministrja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME