Categories Lajme

Ndahet nga jeta volejbollisti i njohur shkodran

Ndahet nga jeta volejbollisti i njohur shkodran Ali Bushati. Lajmin e ka bërë me dije deputeti socialist Ditmir Bushati. Ai e konsideron ikonë të sportit shqiptar që do të kujtohet gjithmonë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm dhe si qytetar me vlera të rralla.

“Një prej ikonave të sportit shqiptar, Ali Bushati, u nda sot prej nesh. Volejbollist i Vllaznisë, Partizanit dhe ekipit tonë kombëtar, Ali Bushati do të kujtohet gjithmonë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm si një sportist i madh dhe qytetar me vlera të rralla! Prehu në paqe Mjeshtër”, shkruan Bushati.

Ali Bushati, ka zhvilluar rreth 60 ndeshje ndërkombëtare, 25 prej të cilave me ekipin përfaqësues.  Ai mbante disa tituj: Mjeshtër i merituar i sportit, “Nderi i Sportit shqiptar 2000” dhe është nderuar nga ish-presidenti Bamir Topi si “Mjeshtër i madh i punës” për meritat e tij të jashtëzakonshme për volejbollin shkodran e atë shqiptar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME