Categories Lajme

Dritan Leli uron vlonjatët. Vlora mundet, e gjithë Shqipëria mundet! GËZUAR!

Në orët e fundit të këtij viti, më shumë se sa ndrydhjen e jetës, dua të kujtoj përpjekjen e të gjithë qytetarëve të Vlorës, në muajt e parë të vitit 2020, për t’iu qenë pranë familjeve të prekura nga tërmeti në Durrës dhe në muajt në vazhdim, duke luftuar me pandeminë që gjunjëzoi botën.

Dua ta kujtoj këtë për të veçuar qëndresën, zemrën e madhe për të ndihmuar, karakterin e fortë. Vetëm duke ushqyer të mirat do të zhvillojmë veten, punën që bëjmë përditë. Asgjë nga këto që na ndodhën nuk harrohet, por nëse në fund të një viti të mbrapsht, ndërmendim fuqinë që gjetëm për t’ia dal, do t’ia dalim gjithmonë.

E kam thënë vazhdimisht gjatë gjithë kësaj kohe, dua ta mbyll edhe sot me urimin më të vyer; të keni shëndet të mirë dhe të dashurit pranë! Në vigjilje të së resë, mos të qajmë të vjetrën por t’i gëzohemi jetës, edhe kur na qesh edhe kur na lëndon, sepse të gjitha janë të sajat. Do të ringrihemi, siç kemi bërë gjithmonë sepse Vlora mundet, e gjithë Shqipëria mundet! GËZUAR! Nga kryebashkiaku Dritan Leli

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME