Categories Lajme

Nga sot të gjitha bizneset që kanë marrëdhënie me shtetin do lëshojnë vetëm faturë elektronike

Nga sot, të gjitha bizneset që kanë marrëdhënie me shtetin do të lëshojnë vetëm faturë elektronike si dokumentacion të vlefshëm tatimor, në bazë të ligjit të ri për fiskalizimin. Ky është hapi i parë për vënien në funksionim të sistemit të ri të fiskalizimit.

Kjo nënkupton që çdo biznes që kryen apo merr pagesa për mallra, punë apo shërbime, nga një prej institucioneve nga lista prej 1538 entesh publike, do të marrë dhe lëshojë faturë elektronike. Fiskalizimi i faturave ka efekt pozitiv në të gjithë ekonominë e Republikës së Shqipërisë, por veçanërisht tek bizneset, pasi shkëmbimi i automatizuar i faturës elektronike shkurton kohë dhe është më i sigurtë.

Efekti që pritet që fiskalizimi të japë është ulja e informalitetit, por edhe rritja e eficiencës së administratës tatimore, pasi për herë të parë Administrata Tatimore do të ketë në sistemet e veta të gjitha faturat që lëshohen drejt subjekteve, dhe të gjitha elementet e faturës. Nga ana tjetër do të ndihmojë për të ndjekur zinxhirin e të ardhurave dhe të produkteve që nga importi deri në konsumatorin final, dhe kjo ndjekje do të ndihmojë në uljen e informalitetit. Në afatmesëm Qeveria pret falë kësaj reforme informaliteti të reduktohet me 15%.

Fiskalizimi, do të ndryshojë tërësisht mënyrën se si bizneset do të kryejnë procesin e faturimit, ku ndryshe nga sa veprohet aktualisht që raportojnë xhiron e tyre në tatime vetëm një herë në ditë, me sistemin e ri do të detyrohen ta kryejnë atë pas çdo shitje. Nga 1 korriku 2021, sistemi i ri do të fillojë të zbatohet për transaksionet pa para në dorë, ndërmjet tatimpaguesve, dhe nga 1 shtatori i vitit të ardhshëm është ndryshimi më i madh, pasi do të nisë zbatimi për transaksionet me para në dorë për të gjitha bizneset.

Fiskalizimi është një tërësi masash që përdoren për të zvogëluar evazionin fiskal në transaksionet me dhe pa para në dorë. Në procesin e fiskalizimit, të gjitha transaksionet (faturat) raportohen në kohë reale në Administratën Tatimore. Për efekt të identifikimit dhe gjurmimit të çdo transaksioni, çdo fature i jepet numri identifikues i veçantë i faturës (NIVF). Për bizneset që ende nuk kanë blerë një sistem për lëshimin e faturave elektronike do të jetë në dispozicion një periudhë tranzitore deri në datën 1 korrik. Gjatë kësaj periudhe, bizneset do të mund të përdorin pa pagesë portalin “Sefl care”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME