Categories Lajme

“Duam që të ndryshojmë kornizën e kualifikimit”- Manastirliu me pedagogët e Gjuhësisë: Universiteti, pjesë e trajnimeve të mësuesve të gjuhës shqipe

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka zhvilluar një takim me pedagogë të Departamentit të Gjuhësisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës, për të diskutuar mbi strategjinë dhe masat e reja për rritjen e cilësisë dhe interesit akademik në fushën e gjuhësisë si dhe bashkëpunimin me këtë departament për trajnimin e mësuesve.

Ministrja Manastirliu tha se vëmendja e Ministrisë së Arsimit është të Programi Kombëtar për Zhvillimin Profesional të Mësuesve dhe për këtë nevojitet edhe kontributi i Departamentit të Gjuhësisë.

“Në 2024 ne kemi vendosur që të trajnojmë 4000 mësues në Shkenca, Gjuhë Shqipe dhe aftësi digjitale, pra TIK. Platforma e trajnimit do të jetë platforma online, por edhe tradicionale dhe sigurisht me mbështetjen tuaj, shpresoj shumë që të kemi sa më shumë rezultate përgjatë këtij viti, për të parë pastaj se ku i kemi edhe ato pika, të cilat duhet t’i forcojmë dhe t’i fuqizojmë në vazhdim. Do të doja që ju të ishit pjesë e trajnimeve të mësuesve në shkollat tona, të jeni pjesë e platformës sonë të trajnimeve se bashku me ASCAP-in, që është Agjencia e Sigurimin të Cilësisë të Arsimit Paraunivesitar, që i kam kërkuar që të gjitha programet që i përkasin trajnimeve më kredite, të mundet të bëhen nga qendrat e universiteteve tona”, tha Manastirliu.

Në thelb të kësaj nisme të ndërmarrë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit është edhe ndryshimi i kornizës së kualifikimit për mësuesit, sidomos ata që janë në fillimet e karrierës.

“Ne duam që të ndryshojmë kornizën e kualifikimit për të mundësuar që me shumë trajnime të kryhen në 10-vjeçarin e parë të punës së mësuesit. Unë besoj që, edhe ju jeni në te njëjtin mendim me mua, që, nuk mjafton një kredit në vit që të aftësohesh njësoj sa, sikurse përshembull sot është një mësues me 25 vite punë në sistem”, iu drejtua pedagogëve të Departamentit të Gjuhësisë Ministrja, Manastirliu.

Ministrja shtoi gjithashtu se kërkohet bashkëpunim me këtë edhe përsa i përket përditësimit të kurrikulës dhe kornizës kurrikulare me qëllim modernizimin dhe përmirësimin e teksteve dhe materialeve mësimore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME