Categories Lifestyle

Duart tregojnë nëse vuani nga këto sëmundje të rë nda

Duart janë një nga pjesët e para të trupit që tregojnë shenja të plakjes, por ato gjithashtu mund të tregojnë probleme të caktuara shëndetësore. Mjekët thonë se gjendja e duarve tuaja mund të jetë rezultat i disa ndryshimeve shëndetësore që ndodhin në trupin tuaj.

Pëllëmbët e kuqe

Mjekët shpjegojnë se pëllëmbët e kuqe mund të tregojnë probleme të mëlçisë, veçanërisht nëse jeni mbi 50-vjeç. Një shkak i mundshëm i pëllëmbëve të kuqe është një ndryshim në ekuilibrin hormonal që bën që enët e gjakut të zgjerohen dhe artriti reumatoid. Zakonisht skuqja është në skajin e jashtëm të pëllëmbës. Nëse vëreni zona të kuqe, kërkoni ndihmë mjekësore. Ndërkohë, përpiquni të kaloni në një dietë të shëndetshme dhe të zvogëloni konsumimin e alkoolit.

Pëllëmbët e djersitura

Djersitja e tepërt (hiperhidroza) dhe stresi mund të jenë arsye për pëllëmbët e djersitura. Mundohuni të kufizoni konsumimin e alkoolit dhe të mësoni të kontrolloni nivelin e stresit përmes meditimit ose teknikave të frymëmarrjes. Nëse asgjë nuk duket se funksionon, patjetër që duhet të këshilloheni me mjekun.

Ndjesi shpim gjilpërash

Në disa raste, këto simptoma në duar mund të jenë shenjë e një problemi më serioz, siç është tromboza venoze, anemia ose diabeti. Nëse shpesh pësoni humbje të ndjeshmërisë në duar pa ndonjë arsye të dukshme, këshillohuni me mjekun tuaj se çfarë të bëni.

Duart e thata

Arsyet më të zakonshme për lëkurën e thatë në duar janë dehidratimi dhe mungesa e estrogjenit. Pini sa duhet ujë dhe përdorni kremra hidratues dhe përfshini peshkun me vaj, farat dhe arrat në dietën tuaj dhe vizitoni mjekun.

Dridhja e duarve

Dridhja e duarve mund të jetë shenjë e problemeve serioze shëndetësore, siç është Parkinsoni. Një tjetër arsye për këtë fenomen është ankthi dhe stresi i madh. Nëse kjo ju ndodh shpesh, vizitoni mjekun. Ndërkohë, kufizoni konsumimin e kafesë dhe alkoolit, pasi ato mund të shkaktojnë që duart tuaja të dridhen.

Thonjtë e hollë, të dobët dhe të plasaritur

Thonjtë e tillë mund të jenë një tregues i mungesës së zinkut. Zinku është i rëndësishëm për shëndetin, stimulon shërimin e plagëve dhe ndihmon sistemin imunitar. Shtoni ushqime të pasura me zink si tërshërë, arra dhe mish në dietën tuaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME