Categories Lajme

Durrës/ Çoi makinën në servis për ta lyer, dy vëllezërit e përdornin për xhiro dhe tentuan të shtypin 46-vjeçarin

Dy vëllezër janë arrestuar nga policia në Durrës pasi tentuan të shtypin me makinë një 46-vjeçar. Dy vëllezërit kishin një servis në Shkozet.

46-vjeçari çoi makinën e tij tek servisi i tyre për ta lyer. Mirëpo ata nuk e kishin lyer makinën dhe 46-vjeçari i pikasi në Shkozet që bënin xhiro me mjetin e tij. Menjëherë u doli përpara për t’i ndaluar dhe kërkuar llogari, por vëllezërit e morin përpara 46-vjeçarin mbi kofanon e automjetit deri në afërsi të Universitetit.

Më pas ata pasi e përplasën makinën me një bordurë, u larguan në këmbë. Pas njoftimit, policia bëri të mundur lokalizimin dhe kapjen në flagrancë të dy vëllezërve.

Njoftimi i Policisë:

Durrës

Nuk i kryen punimet e premtuara në automjet dhe e kërcënuan për ta shtypur me automjetin e tij, ndërhyrja në kohë e Policisë çon në pranga 2 vëllezër, pronar të një subjekti për lyerje automjetesh.

2 vëllezërit e përdornin automjetin e 46-vjeçarit, për të levizur vetë dhe në momentin që pronari i automjetit i ka konstatuar, kanë tentuar ta shtypin duke e marrë mbi kofanon e automjetit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, sapo janë njoftuar se 2 shtetas kishin tentuar të shtypnin me automjet, një shtetas, kishin përplasur automjetin me bordurën, dhe më pas ishin larguar duke braktisur automjetin, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tyre.

Falë reagimit në kohë dhe verifikimeve të shpejta në vendngjarje, shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të 2 shtetasve, duke bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e tyre, konkretisht: D. C., 27 vjeç dhe E. C., 20 vjeç, vëllezër, të dy banues në fshatin Fermë Sukth.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi E. A. kishte çuar automjetin e tij, në subjektin e vëllezërve, për ta lyer. Vëllezërit nuk e kishin lyer automjetin, por leviznin me të, në qytet.

Në Shkozet, në rrugën që të çon te kualidimi, shtetasi E. A. ka konstatuar 2 vëllezërit që lëviznin me automjetin e tij. Ai i ka dalë para automjetit, që ta ndalonte, por vëllezërit kanë tentuar ta shtypin, duke e marrë në kofanon e automjetit, deri në afërsi të universitetit. Më pas ata kanë përplasur automjetin me trafikndarësen, e kanë braktisur atë dhe janë larguar.

Shtetasi E. A. nuk ka pësuar dëmtime fizike dhe ka njoftuar menjëherë Policinë, për ngjarjen e ndodhur. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të 2 vëllezërve dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tyre në flagrancë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME