Categories Lajme

Tiranë/ Arrestohen 4 shtetas, vinin baste sportive përmes celularëve

4 shtetas kanë rënë në prangat e policisë në Tiranë. Pas një hetimi të mirëfilltë policor rezultoi se këta shtetas ushtronin veprimtarinë e paligjshme të vënies së basteve sportive.

Falë finalizimit të operacionit policor të koduar “Eleven day”, u vunë në pranga shtetasit: M.O., 22 vjeç, A.I., 28 vjeç, E.C., 24 vjeç dhe K.D., 25 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Gjithashtu u sekuestruan edhe celularët që përdornin këta persona, ku u gjetën faqe dhe linqe për vënien e basteve.

Njoftimi i Policisë:

DVP Tiranë

Komisariati i Policisë Nr. 6 finalizon pas një pune të mirëfilltë hetimore, operacionin policor të koduar “Eleven day”.

Ushtronin veprimtarinë e paligjshme të vënies së basteve sportive, nëpërmjet celularëve, vihen në pranga 4 shtetas.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, 4 celularë që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, pas një pune të mirëfilltë hetimore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Eleven day”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit M. O., 22 vjeç, A. I., 28 vjeç, E. C., 24 vjeç, dhe K. D., 25 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në disa subjekte në Kombinat, u konstatuan këta shtetas, në celularët e të cilëve, shërbimet e Policisë gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 4 celularë që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit🇦🇱
#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️
#denonconë112📞 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME