Categories Lajme

Turistet belge humbën rrugën gjatë eksplorimit në mal, policia i gjen në fshatin Kllojkë

Pas disa orësh operacion kërkim-shpëtimi, Komisariati i Policisë Nr. 1, u erdhi në ndihmë 2 turisteve nga Belgjika, të cilat kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit në mal, për shkak të terrenit të thepisur.

Operacioni i kërkim-shpëtimit u krye në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, Forcën Kombëtare të Sigurisë Publike, dhe ndërlidhësit me komunitetin.

Dje rreth orës 17:00, është marrë njoftim se 2 turiste nga Belgjika, kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit në fshatin Kllojkë, në zonën e Bërzhitës dhe si pasojë kishin mbetur të izoluara në terrenin e thepisur të malit.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, Forcën Kombëtare të Sigurisë Publike, dhe ndërlidhësit me komunitetin, kanë organizuar një operacion kërkim-shpëtimi, dhe pas disa orësh kërkime intensive, për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur dhe të largësisë së vendit nga zona që mund të përshkohet me automjete, është bërë lokalizimi i turisteve të huaja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME