Categories Lajme

Fier/ Procedohen nënë e bir pasi ushtruan dhunë ndaj 15-vjeçares

Një 40-vjeçare dhe i biri i saj 19 vjeç janë proceduar në Mallakastër pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një 15-vjeçareje, e cila ishte e bija e 40-vjeçares. E mitura u pajis me urdhër mbrojtjeje nga policia.

Ndërsa në Lushnje, ditën e djeshme një 54-vjeçar është hedhur nga kati i dytë i banesës së tij pasi dyshohet se vuante nga depresioni. Ai është dëmtuar dhe aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Traumës.

Njoftimi i Policisë: DVP Fier, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. S., 40 vjeçe dhe për djalin e saj, shtetasin H. L., 19 vjeç, të dy banues në Fier, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj familjares së tyre, 15 vjeçe (vajza e shtetases M. S.). 15-vjeçarja u pajis më urdhër mbrojtjeje.
—
Lushnjë/Më datë 11.02.2024, dyshohet se është hedhur nga kati i dytë i banesës së tij, shtetasi G. Q., 54 vjeç, banues në Lushnjë, i cili vuan nga depresioni. Për pasojë është dëmtuar dhe po merr mjekim në Spitalin e Traumës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME