Categories Lajme

Durrës/ Ishte në arrati, prangoset i riu nga Kosova

Finalizohet operacioni policor i koduar “Arratia”, ndërsa në pranga ka rënë një 20-vjeçar nga Kosova.Burime zyrtare nga policia e Durrësit bënë me dije se shtetasi Riad Sopjani, banues në Prishtinë, rezulton i dënuar më parë në Kosovë, për grabitje, vjedhje dhe trafikim të qenieve njerëzore.

NJOFTIMI I POLICISE, Operacioni nga DVP Durrës, Interpol Tirana dhe FAST Albania, në bashkëpunim me ILECU Kosovë. Kapet dhe vihet në pranga një 20-vjeçar, i dënuar për grabitje, vjedhje dhe trafikim të qenieve njerëzore, i arratisur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit, në tetor 2020.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një personi të shpallur në kërkim nga Kosova, nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikeve në DVP Durrës dhe Forca e Posaçme Operacionale Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana, FAST Albania dhe ILECU Kosovë, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Arratia”.

Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi provizor me qëllim ekstradimi drejt Kosovës, i shtetasit Riad Sopjani, 20 vjeç, banues në Prishtinë, i dënuar më parë në Kosovë, për grabitje, vjedhje dhe trafikim të qenieve njerëzore.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën ku ai strehohej në Durrës, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ILECU Kosovë, pasi është i kërkuar në nivel vendor në Kosovë dhe ka tre urdhra ndalimi të lëshuara nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Ky shtetas është arratisur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit, në tetor 2020. Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga strukturat hetimore të DVP Durrës u bë arrestimi provizor i tij, me qëllim ekstradimin në shtetin e Kosovës, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Parlamenti Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri: Hetim për përdorimin e forcës nga policia dhe thirrje për dialog

Parlamenti Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri: Hetim për përdorimin e forcës nga policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 19 Tetor 2026

Dashi Intuita e sotme do të jetë vendimtare. Përdoreni atë në çështjet familjare dhe në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht, 19 efektivë policie të lënduar

Protesta në Tiranë/ 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht, 19 efektivë policie…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Shpërthim me lëndë plasëse në Llakatund, dëmtohet makina e administratorit të Shushicës, Igli Bimaj

Vlorë/ Shpërthim me lëndë plasëse në Llakatund, dëmtohet makina e administratorit të Shushicës, Igli Bimaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni “Blindi” në Laç/ Arrestohen dy persona, lëviznin me BMW të blinduar, sekuestrohen drogë, jelek antiplumb dhe shpatë

Operacioni “Blindi” në Laç/ Arrestohen dy persona, lëviznin me BMW të blinduar, sekuestrohen drogë, jelek…

LEXO ME SHUME