Categories Lajme

Durrës, kapet ‘mat’ nga kamerat e sigurisë, në pranga “skifteri” i biçikletave

Policia e Durrësit ka arrestuar hajdutin përgjegjës për 9 vjedhje biçikletash, i cili është shndërruar në një makth për çiklistët gjatë 4 muajve të fundit.

K.M 38 vjeç, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, është kapur nga kamerat e sigurisë teksa po vidhte një biçikletë. Këtë rast  e ka denoncuar në polici edhe I.Sh, i cili ka treguar se një person i ka vjedhur biçikletën gjatë natës.

“Nga veprimet hetimore të kryera, bazuar dhe në pamjet filmike, është bërë e mundur zbardhja e 8 rasteve të tjera të vjedhjes së biçikletave, që dyshohen se janë kryer nga ky shtetas, gjatë muajve, korrik, gusht, shtator dhe tetor, konkretisht:

1-Më 19.07.2021 dyshohet të ketë vjedhur biçikletën e shtetasit A. S., në lagjen nr. 12, Durrës;

2-Më datë 15.08.2021 dyshohet të ketë vjedhur biçikletën e shtetasit K. Gj., në lagjen nr. 12,  Durrës;

3-Më datë 26.08.2021 dyshohet të ketë vjedhur biçikletën e shtetasit T. K., banues në lagjen nr. 12, Durrës;

4-Më datë 27.08.2021 dyshohet të ketë vjedhur biçikletën e shtetasit D. C., në lagjen nr. 12, Durrës;

5-Më datë 12.09.2021 dyshohet të ketë vjedhur biçikletën e shtetases M. T., në lagjen nr .4, Durrës.

6-Më datë 05.10.2021 dyshohet të ketë vjedhur biçikletën e shtetasit A. M., banues në lagjen nr. 17/1, Durrës;

7-Më datë 05.10.2021 dyshohet të ketë vjedhur biçikletën e shtetasit P. M., në lagjen nr. 17/1, Durrës;

8-Më datë 07.10.2021, dyshohet të ketë vjedhur biçikletën e shtetasit S. T., banues në lagjen nr. 11, Durrës.

Materialet për ndjekje të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Vjedhja”.”, pjesë e njoftimit të policisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Parlamenti Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri: Hetim për përdorimin e forcës nga policia dhe thirrje për dialog

Parlamenti Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri: Hetim për përdorimin e forcës nga policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 19 Tetor 2026

Dashi Intuita e sotme do të jetë vendimtare. Përdoreni atë në çështjet familjare dhe në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht, 19 efektivë policie të lënduar

Protesta në Tiranë/ 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht, 19 efektivë policie…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Shpërthim me lëndë plasëse në Llakatund, dëmtohet makina e administratorit të Shushicës, Igli Bimaj

Vlorë/ Shpërthim me lëndë plasëse në Llakatund, dëmtohet makina e administratorit të Shushicës, Igli Bimaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni “Blindi” në Laç/ Arrestohen dy persona, lëviznin me BMW të blinduar, sekuestrohen drogë, jelek antiplumb dhe shpatë

Operacioni “Blindi” në Laç/ Arrestohen dy persona, lëviznin me BMW të blinduar, sekuestrohen drogë, jelek…

LEXO ME SHUME