Categories Lajme

Durrës, Kapet skifteri, 8 vjedhje në një muaj

Arrestohet “tmerri” i banesave në Durrës, i dyshuar si autor i disa vjedhjeve të ndodhura përgjatë kohëve të fundit në qytetin bregdetar. Sipas policisë në pranga është vënë Xh. Y., 30 vjeç, banues në Durrës, i dënuar edhe më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Pas telefonatave të shumta nga qytetarët, uniformat blu kanë nisur punën për identifikimin dhe vënien në pranga të autorit që kishte kryer një 8 vjedhje brenda një muaji, duke marrë kryesisht telefona celularë, orendi shtëpiake dhe shuma parash nga disa banesa dhe lokale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, në ngarkim të shtetasit Xh. Y., për veprën penale “Vjedhja”.

“Kapet dhe arrestohet në flagrancë një 30-vjeçar, i dyshuar si autor i disa vjedhjeve të ndodhura gjatë muajve të fundit në qytetin e Durrësit. 30-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes. Komisariati i Policisë Durrës, nisur nga shqetësimet e qytetarëve në lidhje me vjedhjet e banesave të ndodhura kohët e fundit në Durrës, organizoi punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Në vijim të punës, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit D. M., shtetasin: Xh. Y., 30 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autori i dyshuar i disa vjedhjeve të ndodhura gjatë muajve të fundit në qytetin e Durrësit, konkretisht: Më datë 10.09.2020, në lagjen nr. 7, Durrës, dyshohet se ka vjedhur orendi shtëpiake në banesën e shtetasit S. V.; Më datë 14.09.2020, në lagjen nr. 8, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur një aparat celular shtetasit P. U.; Më datë 17.09.2020, në lagjen nr. 8, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur një aparat celular shtetases R. A.;

Më datë 18.09.2020, në lagjen nr. 8, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur aparatin celular shtetases B. R.; Më datë 06.10.2020, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur në lokalin e shtetases A. S., shumën 30.000 lekë; Më datë 19.10.2020, në lagjen nr. 7, Durrës, dyshohet se ka vjedhur disa artikuj në supermarketin e shtetasit A. B.;

Më datë 26.10.2020, në lagjen nr. 3, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur shtetases E. Rr., çantën ku kishte 30.000 lekë dhe sendet personale; Më datë 02.11.2020, në lagjen nr. 8, Durrës, dyshohet se ka vjedhur disa objekte në ambientet e një shkolle. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, në ngarkim të shtetasit Xh. Y., për veprën penale “Vjedhja”, njofton policia./mv.abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME