Ndarja nga jeta e aktorit të humorit Koço Devole ka zgjuar të trishtuar mëngjesin e sotëm gjithë shqiptarët. Miqtë dhe kolegët e tij mes dhimbjes së madhe kanë shprehur ngushëllimet e tyre për këtë humbje të madhe të artit shqiptar. Aktorja Marjana Kondi kujton e përlotur disa nga rolet që ka pasur sëbashku me Koçon.
“Sa e mora vesh lajmin, për 2 orë vetëm kam qarë. Ishte një moment i tmerrshëm. Sikur një pjesë e shpirtit m’u shkëput. Kanë ikur edhe kolegë të tjerë,. Por ndoshta nuk ka qenë në mes korona. Jam në një moment jo fort të mirë duke menduar për ndarjen nga jeta të Koços. Duhet të tregojmë kujdes. Ne dimë vetëm një gjë. Koço vuante edhe nga sëmundje të tjera. Por nëse nuk do ishte Covid ai do të jetonte. Megjithatë njeriu është i vdekshëm. Ai u largua nga kjo botë e gënjeshtërt (përlotet). Ai ishte personalitet i humorit shqiptar. Ishte karakuturist, i mençur. Ai e shkruante materialin dhe ose donte ta nxirrte ashtu si donte ai ose nuk ka. E bënin humorin edhe në vaki. Donin të kalonin me sportivitet gjithçka.
Ngushëllime familjes së vet… të paktën ka lënë një familje të lumtur mbrapa që duhet të jenë krenarë për të. Lum ai që ikën si zotëri në atë botë. Ai iku si i ka hijë një artisti të vërtetë. Që kur u fut për herë të dytë në intubim. Nuk i shau mjekët por shkoi atje për herë të dytë. Kisha një foto, sa bukur e kemi këtë fotografi kemi dalë të dy. E kam takuar edhe në verë dhe ishte mirë. Ka pasur një natyrë që nuk ankohej. Ne kur flisnim nuk flisnim për sëmundjet por për punët dhe familjet. Nuk donte t’i përmendte sëmundjet. Prandaj thashë që iku me karakter. Është vërtetë njeri fantastik. Unë nuk i shikoj rolet se nuk më pëlqen vetja ime. Edhe ato foto që kam vënë në instgram është sepse na pëlqen. Nuk i shikojnë se cilët janë ata njerëz që i kanë dhënë këtij vendi. Janë disa gjëra. Po më provokoi roli i Nafijes. Më pëlqen që kam luajtur unë me Koço Devolen. Na ikën kolegët. E çuditshme”, u shpreh Marjana Kondi.
Edhe aktori i madh Mehdi Malkaj u shpreh i tronditur për lajmin e ndarjes nga jeta të Devoles. Ai tha se aktori i humorit “nuk v diq, por ndërroi banesë”.
“Jemi në një situatë shumë të keqe. Një artist i kompletuar në kuptimin e plotë të fjalës. Por unë do flas pak fare shkurt për këtë, Devolja për mua nuk ka v dekur, thjesht ka ndërruar banesë. Një njeri vdes kur i v des vepra, ai ka lënë shumë, shumë vepra”, u shpreh Malkaj në një lidhje telefonike me ABC.
