Categories Lajme

Giuseppe, italiani që erdhi në Shqipëri 30 vjet më parë/ Ngriti një biznes të suksesshëm

Investitorët e huaj që vijnë në Shqipëri jo në pak raste, jo vetëm që kanë konsoliduar sipërmarrjet e tyre në vendin tonë por edhe kanë krijuar familje me shqiptarët. Ministri i Shtetit për Sipërmarrjen, Eduart Shalsi ka sjellë rastin e familjes italo-shqiptare të Giuseppes që erdhi në Shqipëri 30 vjet më parë për të parë mundësitë që ofronte vendi ynë dhe jo vetëm që ngriti një biznes të suksesshëm por edhe krijoi një familje të lumtur.

“E specializuar në përpunimin e materialeve me fije qelqi dhe karboni, kompania është mjaft e njohur edhe për prodhimin e varkave, skafeve dhe sediljeve për makinat “Rally” të cilat eksportoheshin në Itali me logon “Made in Albania”- shprehet Shalsi. Ministri e vlerëson shumë të këndshëm bashkëbisedimin me Giuseppen, i cili siç thotë ai “plot pasion më shpjegoi të gjitha proceset e punës duke më prezantuar edhe me disa punonjës që ishin rritur në këtë sipërmarrje dhe përbënin një aset të pazëvendësueshëm”. “Problematikat me rrugën, ujin dhe fuqinë punëtore i mbajtëm shënim për t’i referuar tek institucionet përkatëse”, u shpreh ai. ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME