Categories Lajme

Durrës, Kontrabandë me medikamente mjekësore, arrestohet 31-vjeçari

Finalizohet operacioni policor i koduar “Smart”, për g oditjen e kontrabandës me medikament mjekësore. Operacioni i zhvilluar nga strukturat e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës.  Sekuestrohen një sasi e konsiderueshme medikamentesh të ndryshme mjekësore, Rapid Test Antigen dhe aparate celularë.

Arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit ku u gjetën medikamentet, procedohet penalisht porositësi i tyre. Strukturat për Hetimin e K rimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative se një shtetas po transportonte medikamente mjekësore dhe sende të tjera të paligjshme, pa dokumentacionin përkatës, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar të koduar “Smart”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi M. L., 31 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të licencuar”, “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar në lagjen nr.13, Durrës (jashtë rrethimit të Portit detar), automjetin me drejtues shtetasin M. L. Gjatë kontrollit në mjet janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme medikamentesh të ndryshme mjekësore, paketime me Rapid Test Antigen dhe 3 aparate celularë. Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e K rimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës proceduan penalisht për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuar”, porositësin e medikamenteve, shtetasin A. B., 29 vjeç, banues në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME