Categories Lajme

Tiranë, humb jetën 21-vjeçari nga Fieri i infektuar nga Covid

Një 21 vjeçar ka humbur jetën në spitalin Infektiv në Tiranë në orët e fundit. Mësohet se i riu me origjinë nga Fieri ka mbërritur në gjendje të rëndë në spital, ku dhe më pas ka ndërrur jetë. Sipas gazetarit Erjon Skëndo, i riu vuante dhe nga talasemia, ndërkohë që nuk ka qenë i vaksinuar.

Ministria e Shëndetësisë nuk ka dhënë ende informacion në lidhje me rastin, dhe siç ka ndodhur rëndom në këto muajt e fundit, vdekja e të riut do të jetë një statistikë në përmbledhjen ditore që u dërgohet çdo ditë mediave.

Në javët e fundit rastet e rënda me Covid dhe vdekjet në moshë të re janë në shifra shqetësuese, ku jo më larg se dje u raportua vdekja e piktorit 30 vjeçar Kristi Baba Raste të rënda janë evidentuar dhe tek gratë shtatzënë, ku në muajin e fundit kemi pasur dy humbje jete të grave në moshë të re, të cilat janë detyruar që të bëjnë dhe lindje të parakoshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME