Categories Lajme

Dy shpërthime tronditën Shkodrën! Një djalë me kostum sportiv vendosi tritolin dhe u largua

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me dy shpërthimet me tritol që tronditën Shkodrën në mesnatë. Nga informacionet e deritanishme bëhet me dije se kamerat e sigurisë të ambienteve përreth ku kanë ndodhur shpërthimet kanë filmuar një person të veshur me kostum sportiv.

Ky person është afruar pranë godinës tre katëshe përballë prefekturës ne pedonalen e Shkodrës, ka vendosur tritolin ne portën hyrëse, dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të sheshit të Piacës me vrap.

Pak minuta më pas një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në godinën që ka në pronësi Xhemal Bushati, ish-kandidati i PD për kryebashkiak të Shkodrës.

Tritoli është vendosur në një butik rrobash i cili është dhënë me qira nga Bushati ndërsa në katet tjera të godinës jeton edhe familja e tij. Policia është ende duke hetuar këto dy shpërthime të cilat dyshohet se kanë lidhje me njëra tjetrën por ende asnjë rezultat.

Policia e Shkodrës ka marrë në pyetje administratorin e biznesit tjetër ku ndodhi shpërthimi me eksploziv, por edhe pronarin e godinës Xhemal Bushati për të mësuar për konlfikte të mundshme por ato janë mohuar kategorikisht.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME