Categories Kuriozitete

Dy sipërmarrës të rinj krijojnë ‘birrën vaksinë’

Një birrari gjermane premton të largojë frikën e koronavirusit me vaksinën e saj birrë me katër doza. Pronarët paralajmërojnë se vaksina e tyre nuk ofron mbrojtje nga Covid-19 por ndihmon për të buzëqeshur.

David Hertl dhe Dario Stieren bashkuan forcat për të krijuar vaksinën birrë nën markën “Impfstoff” sasia e parë e të cilës u shit për tre orë e gjysmë. “Ka shijen e një koktejl me fruta, shumë e ëmbël ashtu si një vaksinë për fëmijët”, thotë Stieren Dy prodhuesit e rinj të birrës nuk kanë marrë ndonjë kritikë për përfitimet ekonomike duke shfrytëzuar pandeminë, por disa janë ankuar “se birra e prodhuar është e pamjaftueshme.”

Ata thonë se t’i bësh njerëzit të qeshin është më e rëndësishme sesa të fitosh para. “Jemi duke marr lajme të këqija prej më shumë se një viti. Ndaj menduam ta këpusim zinxhirin dhe të sjellim diçka që i bën njerëzit të qeshin”, i tha Dario Stieren televizionit Reuters.

Dikur konsumatori më i madh i birrës dhe organizator i festivalit të madh Oktoberfest, sot Gjermania ndeshet me rënien e konsumit, pasi pandemia dhe masat kufizuese në fuqi sollën mbylljen e mijëra bareve dhe restoranteve. Vitin e kaluar prodhuesit e birrës pësuan humbje prej 5.5%, ndërsa festivali më i madh i birrës në botë, Oktoberfest, u anulua.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi për sot, 6 tetor 2026! Nga puna dhe shëndeti, te financat dhe dashuria

Dashi Nuk duhet të merrni ndonjë iniciativë. Ju madje mund të dëshironi një pozicion varësie,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët,detaje

Të shohësh me kë një adoleshent hyn në kontakt, të marrësh njoftime kur ai regjistrohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 14 Gusht 2026

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju…

LEXO ME SHUME