Categories Lajme

Dy “skifterët” shqiptarë futen në banesën e futbollistit italian, por i vënë padashje flakën

Dy shqiptar kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi janë kapur në tentativë për të grabitur banesën e Giovanni “Gianni” Rivera, politikani dhe ish-futbollist të njohur italian. Ajo që ka tërhequr vëmendjen e autoriteteve është mënyra se si dy shqiptarët do të kryenin grabitjen.

Mësohet se të arrestuarit ishin pajisur me një aparaturë që nxjerr flakë dhe përdoret për të shkrirë metal, në mënyrë që të hapnin kasafortën, ku Rivera mbante të gjitha sendet me vlerë.

Banditët teksa tentonin të hynin në dhomën ku Rivera mbante kasafortën, i kanë vënë flakën shtëpisë pa vullnetin e tyre. Pasi nxitimthi morën disa sende me vlerë, atyre u desh të shpëtonin nga zjarri dhe u larguan. Por sapo kanë dalë nga shtëpia ata kanë rënë në prangat e policisë e Trevit.

Ata me vete kishin arritur të marrin vetëm një trofe të kurorës së artë, një pllakë të klubit të Milanit, Gianni Rivera, fanellën origjinale me numër 11 të Ibrahimovic dhe një pllakë të Ligës Kombëtare Amatore që iu dha ish- djaloshit të Artë të futbollit italian. Po ashtu edhe një shumë prej 6,345 €.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME