Categories Lajme

Zgjedhjet e pjesshme vendore, Rama hap fushatën elektorale, nis takimet në qarqe

Në një kohë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka caktuar anëtarët e KZAZ-vë për 6 bashkitë ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore, PS ka ndezur motorët e fushatës.

Kryetari i PS Edi Rama ka nisur sot takimet bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm, drejtuesit politikë dhe deputetët e qarqeve ku ka zgjedhje. Takimi i parë sot ishte në Fier dhe ka zgjatur rreth një orë, ndërsa në ditët në vijim do të jenë qarqet e tjera. Kujtojmë se Grupi parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi një mbledhje këtë të hënë. Pjesëmarrës në këtë takim ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Ai i dha udhëzimet deputetëve të tij në këtë sesion parlamentar. Do të jenë disa çështje kryesore që do të shoqërojnë jetën politike. Rama nisi me Këshillimin Kombëtar, vazhdoi me zgjedhjet e pjesshme lokale dhe përfundoi me çështjen e Presidentit të ri. Në mbledhjen e grupit parlamentar Kryeministri Edi Rama tha se në muajin Prill duhet të zgjidhet Presidenti i Republikës. Ai i kërkoi deputetëve të tij që të gjejnë mënyra se si të këshillohen edhe me qytetarët për këtë vendimmarrje. Kryeministri tha se me situatën në PD është i vështirë dialogu me opozitën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME