Categories Lajme

Dy të arrestuar dhe tre të proceduar në Vlorë, ja për çfarë akuzohen

Policia e Vlorës ka vendosur në pranga 2 persona, si dhe ka proceduar penalisht tre të tjerë. Burime zyrtare, bëjnë me dije se në pranga ka rënë K. B., 37 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit të tij, është konstatuar lejimi i aktivitetit të lojërave të fatit.

Po ashtu, është arrestuar edhe 53-vjeçar A. M., i cili kishte shkaktuar një aksident, duke plagosur veten dhe pasagjerin. Ndërkohë, tre persona të tjerë janë proceduar, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i Policisë: Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, shtetasin K. B., 37 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një lokali, është konstatuar duke ushtruar aktivitetin e lotarive të palejuara me anë të aparatit celular.

Po nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë janë proceduar penalisht shtetasit:

– V. B., 53 vjeçe, banuese në lagjen nr.1, Sarandë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u konstatua duke kryer punime në pronën e saj, pa lejen e organeve kompetente;

– N. Xh., 59 vjeç, banues në fshatin Dërmish, Finiq, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, pasi ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur;
– Q. Rr., 59 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë, për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”, pasi është kostatuar duke hedhur mbetje të ndryshme urbane jashtë vendit të përcaktuar.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin A. M., 53 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, shtetasi M. Z., 58 vjeç, banues në Poro.
Më datë 02.03.2022, shtetasja G. F., 57 vjeçe, banuese në Delvinë, ka kallëzuar se më datë 15.02.2022, është larguar nga banesa vëllai i saj, shtetasi K. H., 52 vjeç. Punohet për gjetjen e tij. Materiale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME