Categories Lajme

Dy vëllezërit i vranë djalin, babai i padit dhe kërkon dëmshpërblim monetar

Hamit Mehmeti, babai i Edmond Theodhorit i cili mbeti i vrarë më 10 korrik të vitit 2015 në Sarandë, ka paditur në Gjykatë dy personat që akuzohen si autorë të ngjarjes së rëndë.

Mehmeti ka paditur dy shtetasit Keisi Elion Hysa dhe vëllain e tij Keivi Hysa dhe kërkon ndaj tyre shpërblim monetar. Gjyqi në fjalë është i natyrës civile dhe parashikon shpërblim monetar për babanë e viktimës së vrasjes.

Nga dy të paditurit vetëm njëri është gjallë, pasi më 14 Korrik, 2018 Keisi Elion Hysa është gjetur i vrarë dhe i groposur në Nikël të Fushë-Krujës. Hysa prej vitit 2015 ishte në kërkim nga policia, pasi është d ënuar në mungesë për ‘v rasje me paramendim’ të kryer në 2015 në Sarandë, vrasja e Theodhorit.

Ndërsa vëllai i tij Keivi Hysa është arrestuar në Itali më 23 shkurt të vitit 2018. Keivi Hysa, 27 vjeç, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar prej 3 vitesh, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë ‘arrest në burg’ si një nga autorët e vrasjes së pronarit të lavazhit në Sarandë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tragjedia në familjen shqiptare, djali i merr jetën nënës 39-vjeçare, ajo e kishte rritur e vetme pas divorcit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në qytetin Chiari të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Grabitja e bankës në Tiranë, autori i maskuar merr 60 mijë euro për 3 minuta dhe largohet me monopatinë

Grabitja e bankës në Tiranë, autori i maskuar merr 60 mijë euro për 3 minuta…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sulmi masiv kibernetik mbërrin në Greqi, tentojnë të çojnë frigoriferët në 150°C, alarm në supermarketet e Athinës

Sulmi masiv kibernetik mbërrin në Greqi, tentojnë të çojnë frigoriferët në 150°C, alarm në supermarketet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e shqiptarit në Itali, autori 29-vjeçar: “Jam penduar, nuk doja ta vrisja”

Vrasja e shqiptarit në Itali, autori 29-vjeçar: “Jam penduar, nuk doja ta vrisja” “Jam penduar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Austri/ E braktisën shoqëruesit në 2 600 metra lartësi, shpëtohet i riu në Alpet austriake! Nisin hetimet ndaj grupit

Një alpinist gjerman u shpëtua nga Alpet Austriake gjatë fundjavës, pasi u la pas nga…

LEXO ME SHUME