Categories Lajme

“Jam Ilir Meta o super budallenj”/ Presidenti: Ata që kujtojnë se do të varrosin pluralizmin de facto, ta harrojnë. Populli i 2 marsit aty është

Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat mesditën e kësaj të mërkure ka folur dhe në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese nëse do të vendosë shkarkimin e tij.

Meta në fjalën e tij ka theksuar se do të dëshironte që 24 korriku të ishte sot ose nesër, por duhet të presim dhe atë ditë do të zhvillojë një festë për tu pasuar më pas me një referendum me popullin e 2 marsit.

Ndër të tjera ai ka theksuar se askush nga rilindasit ndërkombëtar, mavi dhe blu nuk mund të varrosin pluralizmin politik në Shqipëri do të marrin së shpejti përgjigjen e duhur.

“Nuk do të ketë asnjë bravë shtesë në institucionin e presidentit, nuk do të blindohet asgjë, me 24 korrik do të bëjmë një festë të gjithë sëbashku dhe pastaj aty është populli i 2 marsit që është shtuar shumë së fundmi me gjithë këto falsifikime.

Por do të jemi të vetëpërmbajtur, por nëse palët sillen normalisht dhe presidenti është në sjellje normale, por kur kërcënohet rendi kushtetues dhe nxitet një konflikt si ai që kemi parë që ju tashmë e dini ku filmi dhe teatri janë rrëzuar jo si godinë por teatri politik presidenti do të jetë njësh me kushtetutën.

Ta harrojnë njëherë e përgjithmonë ato që kanë menduar që në mënyrë mafioze, rilindjasit mavi dhe blu që kanë menduar varrosjen e pluralizmit politik në Shqipëri do të marrin përgjigjen  dhe ndëshkimin e duhur. Jam Ilir Meta u them atyre o super budallenj, u them atyre ju jeni yje vetëm informoni drejt”, deklaroi Meta.TPZ

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trupi i 53-vjeçarit gjendet në malin e Bulqizës, mister shkaqet e vdekjes!

Gjendet i pajetë në malin e Bulqizës, ekspertiza zbulon plagë plumbi në gjoksin e 53-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Itali, 61-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës, shtypet nga porta që po binte

Tragjedi në Itali, 61-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës, shtypet nga porta që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Paketa fiskale/ Detyrimi i ri për taksën vjetore të makinave me naftë dhe benzinë, rritje deri në 2.7 herë

Ndryshimet e propozuara në paketën fiskale për transferimin e taksës së qarkullimit nga karburantet te…

LEXO ME SHUME