Categories Sport

Dygolësh i Kristiano Ronaldos, Juve rigjen fitoren dhe prek titullin e 9 kampion radhazi

Dygolëshi i Kristiano Ronaldos ka rikthyer Juventusin te fitorja që mungonte prej tri javēsh, pasi bardhezinjtë ia dolën të triumfojnë 2-1 ndaj Lazios dhe të shkëputen me +8 pikë në krye të renditjes, kur kanë mbetur edhe 4 javë nga fundi i kampionatit. Pjesa e parë ishte e balancuar, me Juventusin më të qartë në manovrën sulmuese, por asnjë prej skuadrave nuk ia doli të zhbllokojë rezultatin, duke shkuar në pushim me rezultatin e bardhë 0-0. Starti i pjesës së dytë ishte mjaft i mirë për bardhezinjtë e Sarrit, që në minutën e 50′ fituan një penallti, të cilën arbitri Orsato e akordoi me ndihmën e VAR-it, pas një prekjeje me dorë të Bastos. Nga pika e 11-metërshit shkoi i zakonshmi Cristiano Ronaldo, i cili gjuajti saktë dhe mposhti Strakoshën, duke u dhënë avantazhin bardhezinjve.

Vetëm 3 minuta më vonë ishte mbrojtësi Francesco Acerbi që djallosi gjithçka me menaxhimin e një topi në mesfushë, duke u dhënë mundësinë Dybalës dhe Ronaldos të nisen të vetëm me Strakoshën. Ylli argjentinas u tregua mjaftueshëm altruist, pasi zgjodhi të shërbejë për Ronaldon, i cili shënoi me portën e boshatisur, duke dyfishuar avantazhin e Juves dhe duke shkuar në krye të listës së golshënuesve me 30 gola. Lazio u përpoq të reagojë dhe arriti të rihapë takimin me Ciro Immobilen, i cili fitoi një penallti dhe e shndërroi po vetë në gol, duke barazuar Ronaldon me 30 realizime.

Goli u dha zemër kryeqytetasve, që i shkuan pranë barazimit me njē goditje dënimi mjeshtërore të Milinkovic-Savic, por Szczesny realizoi një grushtim po aq spektakolar sa gjuajtja e serbit. Deri në fund bardhezinjtë menaxhuan mirë avantazhin dhe u rikthyen te fitorja e munguar në tre javët paraardhëse, ndërsa me tre pikët e marra sot, ka vënë duart mbi titullin kampion të 9 radhazi nga i cili e ndan vetëm matematika

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME