Categories Lajme

Dyshohet për spiunazh, gjykata jep vendimin për rusen Svetlana Timofeeva

Gjykatës së Elbasanit këtë të premte ka vendosur mos ekstradimin e shtetases ruse Svetlana Timofeeva, e cila u arrestua në vendin tonë pasi u kap në Uzinën e Gramshit.

Avokati mbrojtës i 33 vjeçares ka theksuar se vendimi i gjykatës ishte i duhuri,. Pasi asaj në vendin e saj i rrezikohej jeta.

“Ishte një vendim i bazuar në ligj pasi i pati provat se nëse kjo shtetase do të ekstradohej në Rusi do të përndiqej, pasi qëndrimi i saj ishte kundër Putinit”, ka thënë avokati i saj mbrojtës Fatmir Lushi.

Në vendimin e sotëm gjykata ka marrë parasysh kërkesën e Prokurorisë së Elbasanit, e cila argumentonte se rusja nuk mund të kthehej në Rusi pasi i rrezikohej jeta.

Gjithashtu një tjetër arsye se pse gjykatësi ka marrë një vendim të tillë është se ajo në vendin tonë ka dhe një gjyq tjetër ku është e dyshuar për spiunazh.

Kujtojmë se Timofeeva, 33 vjeçe nga Rusia, u arrestua më 20 gusht të vitit 2022 së bashku me dy shtetas të tjerë, Mikhail Zorin, 23 vjeç nga Rusia dhe Fedir Aplatov nga Ukraina, pasi tentuan të hynin në ambientet e uzinës së armëve në Gramsh dhe hodhën sprej neuro-paralizues ndaj dy ushtarëve që ruanin objektin ushtarak.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME