Categories Bota, Kuriozitete

E bleu për qen, por doli dhelpër: Kafsha bën kërdinë me pulat e fqinjëve

Një familje në Peru, e cila mendoi se kishte blerë një qen, e kuptoi se kishte në banesë një dhelpër kur ajo filloi të s ulmonte kafshët e tjera në lagjen tyre.

Sotelos, e bleu kafshën për 13 dollarë në një dyqan të vogël në kryeqytet, duke besuar se kishte blerë një Husky të racës së pastër. Pas një farë kohe, fqinjët e tyre filluan që të ankoheshin për kafshën e quajtur “Run”, ku filloi të ndiqte dhe hante derrat, pulat dhe rosat e tyre.

“Rreth një muaj më parë, një grua nga këtu përreth tha se ajo hëngri tre nga derrat e saj. Dhe më pas dy ose tre ditë më parë, një e moshuar vendase erdhi dhe tha se kishte ngrënë pulat,” tha pronarja Maribel Sotelo për agjencinë e lajmeve Reuters. Pas shqetësimit të fqinjëve, familja rriti dyshimin tek kafsha që kishin blerë, ku më pas rezultoi se Run doli një dhelpër Ande, që ka këmbë të holla, trup mesatar me një kokë të gjatë dhe veshë të shkurtër.

Shërbimi Kombëtar i Pyjeve dhe Kafshëve të Egra në Peru thotë se kafshët e egra shpesh blihen nga trafikantët nga zonat e Amazonës dhe shiten ilegalisht në Lima. /abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 15 Tetor 2026

Dashi Sot do të hasni në pengesa të shumta. Disa prej tyre do i keni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për sot, 6 tetor 2026! Nga puna dhe shëndeti, te financat dhe dashuria

Dashi Nuk duhet të merrni ndonjë iniciativë. Ju madje mund të dëshironi një pozicion varësie,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët,detaje

Të shohësh me kë një adoleshent hyn në kontakt, të marrësh njoftime kur ai regjistrohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME