Categories Lajme

E bujshme/ Ben Blushi largohet nga ‘Top Channel’, ja kush e merr drejtimin e televizionit

Edhe pse jemi ende në qershor, televizionet e mëdha kanë menduar që tani për ndryshime dhe risi në sezonin e ardhshëm që nis në shtator. Prej kohësh po përflitet që “Portokalli” pas 17 vitesh do të largohet nga “Top Channel”, po zyrtarisht ende nuk i kanë konfirmuar këto zëra.

Burime për “iconstyle.al” bëjnë me dije se regjisori i këtij spektakli humori Altin Basha, nuk do të jetë më dhe ai do të largohet, ndërsa për fatin e “Portokalli” ende nuk ka asgjë konkrete. Të njëjtat burime thonë se ndryshime rrënjësore do të ndodhin në bordin drejtues të “Top Channel”.

Që nga shtatori mendohet se Ben Blushi nuk do jetë më në krye të “Top Channel” dhe pikërisht në vendin e tij do të vijë Ledion Liço. Ledioni rikthehet në “Top Channel” pas largimit të tij nga ky televizon pas përplasjeve të vazhdueshme me Ben Blushin.

Nuk dihet nëse rikthimi në “Top Channel” sjell edhe rikthimin e tij në ekran, por na duhet të presim për të parë se çfarë do të ndodhë, por dimë të themi se ekranit i mungon Kohët e fundit Ledionin nuk e kemi parë aktiv në botën e ekranit, por gjatë kësaj kohe ai ka qenë duke punuar për hapjen e një televizioni të ri nga zero, i quajtur “Melody TV”. Ndërsa, Ben Blushi që në janar të vitit 2018 është Drejtori i Përgjithshëm i “Top Channel” Ngelet për t’u parë nëse këto zëra që po qarkullojnë këto ditë nëpër korridoret e “Top Channel” janë të vërteta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME