Categories Sport

E bujshme nga Spanja, Juventus monitoron yllin e Barcelonës

Merkato e janarit pritet të jetë me të vërtetë e zjarrtë te Juventusi. Kampionët e Seria A janë kualifikuar në raundin e 1/16-ave të UEFA Champions League dhe kryesojnë Seria A, çka i ka kthyer në pretendentët kryesorë për të fituar titullin në fundin e sezonit aktual. E natyrisht, për të qënë gjithmonë “on top”, bardhezinjve i duhet që të futen fuqishëm në merkato. Diçka të tillë e konfirmon e përditshmja spanjolle, “Mundo Deportivo”, që pretendon se “Zonja e Vjetër” ka nisur të monitorojë situatën e Marc ter Stegen te Barcelona. Gjermani i ka befasuar të gjithë me deklaratën e një mos rinovimi me gjigantin e La Liga, duke shtuar akoma dhe më shumë zërat për një akord me kampionët e Seria A. Juventus kërkon të shtojë cilësitë nën urdhërat e Maurizio Sarrit dhe Ter Stegen do të ishte rivali ideal për Wojciech Szczesny. Megjithatë, Juventus nuk është kandidati i vetëm në garë për numrin 1 të Barcelonës, me 28-vjeçarin që kërkohet edhe nga Bayern Munich e Paris Saint-Germain. Kartoni i tij pritet t’i kushtojë arkave të Juventus rreth 30 milionë euro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME