Categories Kuriozitete

E harruar nga shteti, por jo nga qytetarët, ja çfarë ndodh me të moshuarën në Thumanë (Video)

Një e moshuar në Thumanë, me probleme shëndetësore, është harruar nga strukturat shtetërore. E moshuara, Zhulijeta Koxha i është drejtuar autoriteteve vendore për ndihmë, por nuk rezulton që të ketë marrë asgjë. Në ndihmë të zonjës kanë shkuar aktivistë dhe qytetarë që prej disa ditësh veprojnë në Thumanë duke mbështetur dhe ndihmuar njerëzit që janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Denoncimi është bërë në rrjetet sociale nga ish-Kryeministri Sali Berisha, që ka publikuar edhe një video. “E braktisur nga shteti por jo nga njerëzit. Ndiqni kronikën prekëse! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital”, shkruan Berisha në rrjet. Ndërkohë, një apel i drejtohet institucioneve në Thumanë që të marrin masat e nevojshme për njerëzit në nevojë. Kujtojmë se Thumana është zona më e prekur nga tërmeti që shkaktoi 51 viktima, 24 prej të cilëve janë në këtë zonë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 14 Gusht 2026

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME