Categories Lajme

E pazakontë/ ‘Luftë’ në Komisariatin e Pogradecit, 2 vëllezërit e dehur shkatërrojnë gjithçka, zbardhet ngjarja e rëndë

Një episod i pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Komisariatin e Pogradecit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve A.Muço, 27 vjeç dhe E.Muço, 33 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec.

Mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasi A.Muço, duke qenë në gjendje të dehur, ka fyer dhe ofenduar punonjësit e Policisë së Rendit, të cilët ishin duke patrulluar në këtë zonë. Në momentin kur punonjësit e Policisë do ta shoqëronin shtetasin A.Muço për në Komisariat, ai i ka kundërshtuar ata me dhunë dhe nuk i është bindur urdhrit të tyre.

Më pas, përpara ambienteve të Komisariatit ka ardhur vëllai i tij, shtetasi E. Muço, i cili gjithashtu në gjendje të dehur, ka dëmtuar portën hyrëse të Komisariatit, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit, dhe në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin A.Muço, kanë dëmtuar orendi të tjera (tavolina dhe karrige) në dhomat e shoqërimit.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME