Categories Lajme

Zgjedhja e Presidentit të ri, Ilir Meta firmos nga Stambolli lirimin nga detyra të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, Bajram Begajn

Kreu i shtetit Ilir Meta ka pranuar dorëheqjen nga posti i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, të Bajram Begajt, i cili sot do të votohet në Kuvend si Presidenti i ri i vendit.

Nga Stambolli ku ndodhet për vizitë zyrtare, Ilir Meta “ka firmosur dekretin për lirimin nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe nxjerrjen në lirim nga shërbimi aktiv në Forcat e Armatosura, të Gjeneralmajor Bajram Rushit Begaj”, shkruan zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi në Facebook, ku ka postuar dhe videon e hedhjes së firmës.

Sot do të votohet në Kuvend propozimi i PS-së, Bajram Begaj për postin e kreut të ri të shtetit.

Begaj, u dorëhoq sot nga gradat që mbante dhe nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Por para votimit në Kuvend, këtë dorëheqje duhet ta pranonte dhe kreu i shtetit Ilir Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME