Categories Politike

E përmendi Macron si arsye për JO-në e negociatave, Rama: Emigrimi? Këto janë bishta!

Prej dy ditësh rresht, Presidenti francez Emmanuel Macron shpesh herë ka deklauar se ai s’mund të pranojë t’i thotë po negociatave me Shqipërinë, kur janë mijëra shqiptarë që kërkojnë azil në shtetin që ai drejton. Por ky arsyetim sipas Ramës është një “bisht”, pasi JO-ja e Francës vjen për shkak të politikës së saj mbi integrimin.

Në një konferencë për shtyp në lidhje me moshapjen e negociatave, Rama u shpreh se pavarësisht JO-së së marrë, Shqipëria do të vijojë rrugëtimin e saj drejt BE-së. Më tutje kryeministri shoi se ajo që mbetet thelbësorë është që Shqipëria të vijojë rrugën e nisur, jo për Evropën, por për Shqipërinë

Rama: Kjo që ka ndodhur është rezultat i mosarritjes së konsensusit mes vendeve të BE-së, për arsyet e tyre. Dëshiroj ta them se është vërtet e tepërt kur i shtohen bisha kësaj që është thelbësore, jo po azilantët, jo po kjo. Këto janë bishta! Thënë kjo, vlen të nënvizohet se kemi marrë një refuzim për t’u marrë në konsideratë për çeljen e negociatave, por jo më shumë se kaq. Rruga është e njëjtë, pa asnjë dyshim, pasi rruga që kemi bërë dhe do të vijojmë të bëjmë, janë gjëra që i bëjmë për vendin tonë.

I kemi bërë sepse është gjëja e duhur për popullin dhe vendin tonë, ashtu sikundër do të vazhdojmë po njësoj me plotësimin e parakushteve të vendosura në votën e Bundestagut për reformën zgjedhore dhe natyrisht në pritje të plotësimit të Gjykatës Kushtetuese. Do të vazhdojmë më pas me pjesën tjetër, që ka të bëjë pikë për pikë me kërkesa të lidhura me funksionimin më të mirë të shtetit dhe institucioneve, jo sepse e ka kërkuar Gjermania.

Kjo është një përplasje mes të mëdhenjve dhe një lojë në thonjëza qasjesh e interesash që është shumë më e madhe sesa ne. Ama nga ana tjetër askush nuk e ka përjashtuar dhe nuk do ta përjashtojë perspektivën e integrimit tonë në BE. Në fund të fundit e kam thënë gjithmonë, dhe është dita për ta përsëritur, procesi i integrimit është proces i një transformimi të brendshmë dhe jo për t’i pëlqyer një tjetri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME