Categories Kuzhina

Speca në ajkë, vështirë se i refuzon dikush

Janë të përsosur si shtesë apo sallatë, mirëpo shkojnë shkëlqyeshëm edhe vetëm me bukë apo pogaçe.

Përbërësit:

– 1 kg speca (220 kcal);
– 500 g djathë të freskët (40% mm – kcal),
– 1,5 l qumësht (930 kcal);
– kripë.

Përgatitja:

Pastroni një kilogram speca pak të imët dhe djegës dhe rezultati do të jetë pikant. Specave u qitet krip brenda dhe pas 10 minutave kulloni nga lëngu të cilën e kanë liruar.

Djathin e freskët shtypeni me pirun dhe sipas nevojës qitni kripë dhe me të mbushni specat, përafërsisht deri në gjysmë dhe radhisni vertikalisht në enën në të cilën do të piqen. Zihet 1,5 l qumësht me një lugë supe kripë, më mirë është qumështin ta përdorni nga qesja, madje sa më i yndyrshëm aq më mirë. Qumështi i nxehtë u qitet sipër specave dhe të gjitha mbyllen mirë dhe kur dhe kur të ftohen dhe të kalojnë natën, fusni në frigorifer.

Edhe tri herë në çdo të pestën ditë duhet derdhur tepricën e lëngut, dhe pastaj qitni qumështin e ri të kriposur dhe të zier, atëherë gjysmë litre do të jetë krejtësisht mjaftueshëm, sërish lini të kalojnë natën dhe pastaj fusni në frigorifer. Dhe, në fund, pas tri javësh, e gjithë ena do të jetë plot me ajkë të fortë, ndonëse më shumë i ngjan djathit, ndërkaq e gjitha do të ketë aromë specash dhe do t’ju joshë që t’i provoni sa më parë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME