Categories Lajme

E pushojnë nga puna… fiton lotarinë

Një çift bashkëshortësh David e Shelley Adams, prej pak kohësh kanë fituar 1 milionë sterlina në lotarinë kombëtare. Çifti anglez nga Chipping Norton, Oxfordshire, morën fitoren e majmë që mund ti ndryshojë jetën. Burri prej pak kohësh kishte humbur punën, ndërsa gruaja ishte diagnostikuar me sklerozë. Ky vit nuk ka qenë aspak i lehtë për ta, pasi 61-vjeçari pak kohë më parë u pushua nga puna, teksa punonte në një zdrukthëtari.

Por edhe e shoqja Shelley, 52 vjeçe është e papunë, për shkak se është diagnostikuar me sklerozë të shumëfishtë, e cila nuk e lejon të bëjë shumë shërbime. Për familjen gjithë këto zhvillime ishin një goditje e madhe si ekonomike edhe morale. Kësaj situate i shtohen edhe dy zi, pak muaj më parë vdiq nga infarkti kunata e David dhe më tej, koronavirusi i mori jetën edhe vëllait të tij.

Por më pas mjaftuan gjashtë numra, për të kthyer fatin në anën e tyre, Adams çoi në shtëpi 1 milion sterlina. Ai ka vendosur që të ndryshojë makinën, një Ford Mondeo e vjetër, për të marrë një Nissan Qashqai. Ndërsa Shelley do të bëjë një udhëtim, të cilin aq shumë e dëshironte. “Kam disa të afërm në Kanada të cilët i kam parë vetëm me kompjuter, dua që ti takoj personalisht. Pastaj nuk kam dalë asnjëherë nga Britania e Madhe”, tha gruaja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME