Categories Showbiz

E pyesin për operacionin që kaloi, blogerja shqiptare poston foton emocionuese

Ajo vendosi që të tregonte një nga sfidat më të mëdha që kishte kaluar në jetë, ashtu siç e përjetoi. Blogerja e njohur shqiptare, Estela Ujka, tregoi se sapo kishte kryer një operacion të vështirë për heqjen e një tumori.

“Për fat të mirë tumori që unë u diagnostikova nuk ishte nga ata më të këqijtë, por kishte ngarkesën e vet dhe nëse nuk do të kryhej operacioni mirë mund të kishte pasoja fatale”, tregoi javën e kaluar Ujka, në një intervistë për emisionin “Lart e Poshtë”.

Ndërsa rrëfeu se sëmundjen e përballuan të pestë, pasi vajzat dhe bashkëshorti e ndihmonin me detyrimet ne shtëpi, ndjekësit e Estelës në Instagram vazhdojnë të jenë kuriozë për këtë periudhë të jetës së saj.

Ajo u dha mundësinë rreth 45 mijë ndjekësve në rrjetin social, që ta pyesnin për atë që dëshironin dhe ashtu siç mund ta mendoni shumica e tyre ishin kuriozë të dinin më shumë detaje për sëmundjen e saj dhe për arsyen e largimit nga SHBA-të.

Estela tregoi se sëmundja e rëndë i ishte shfaqur në gishtin e unazës së dorës së djathtë.

Ndërsa dikush e pyet, “Pse nuk bën një rrëfim për problemin shëndetësor që kalove? Do të inkurajoje shumë njerëz”, Estela vendos t’i përgjigjet kështu: “Mendoj se do ta bëj, por akoma s’jam gati ta pranoj”.

Në fakt ajo që na emocionoi më shumë është fotoja pas shkrimit, ku blogerja shfaqet me gishtin e operuar, ndërsa pranë saj qëndron bashkëshorti.

Estela tregoi se ka rifilluar punën në bankë, përmes një fotoje ku shfaqet në zyrë pa pikë makijazhi:

Ndërsa në një tjetër postim tregon se u largua nga SHBA-të, pasi e kthyen në Meksikë.

Nënë e 3 fëmijëve, ndjek pasionin, punon, kaloi vështirësinë e sëmundjes së rëndë dhe vazhdon të jetë pozitive: Ky po që është një rast frymëzimi!

  

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME