Categories Lajme, Politike

Rumania: Shqipërisë t’i hapen negociatat në qershor

Presidenca rumune synon hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë në qershor të këtij viti.

Këtë e ka shprehur qartë Ministri i Punëve të Jashtme i Rumanisë, Teodor Melescanu, gjatë prezantimit të prioriteteve të presidencës rumune në Komisionin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian.

“Në vitin 2018 Këshilli i Bashkimit Europian aprovoi një paketë ambicioze për politikën e saj të zgjerimit dhe ne besojmë fort se Bashkimi Europian do të realizojë premtimet e tij. Ne mendojmë se me mbështetjen tonë të fortë, kombinuar me përgjegjësinë e vendeve në këtë proces, rezultate konkrete të prekshme që janë kusht për progresin në axhendën europiane, do të krijohet një kontekst favorizues për Këshillin që të marrë vendimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë dhe me Shqipëria në qershor”.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim gjithashtu avancimin në negociatat e anëtarësimit me Serbinë dhe Malin e Zi. Bosnjë dhe Hercegovia kërkon vëmendjen e Bashkimit Europian për të evituar një qasje jo të ekuilibruar të BE-së ndaj këtij rajoni”.

Shqipëria duhet të përmbushë kriteret e vendosura nga Brukseli. Holanda e Franca janë dy nga vendet skeptike për çeljen e negociatave të Shqipërisë.

Një ndër kushtet është dhe Reforma Zgjedhore, e cila është ndalur për shkak se opozita ka braktisur Komisionin e Reformës Zgjedhore. Edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca i kërkoi politikës ta shfrytëzojë zgjatjen e mandatit të Komisionit Parlamentar për të përmbyllur këtë reformë.

“Ka një propozim konkret në tryezat e të gjitha palëve. Do donim shumë që ai të mbështetej nga të gjitha forcat”.

I pyetur për aksionin e opozitës që lajmëron një valë të re protestash, Soreca kërkon dialogu mes palëve brenda parlamentit. “Të gjithë politikanët e kanë marrë mandatin nga zgjedhësit për t’i përfaqësuar në parlament dhe kjo duhet të ndodhë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 31 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia juaj me partnerin do ketë goxha përmirësime sot. Do i harroni  mosmarrëveshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Itali, 20-vjeçari shqiptar përplaset nga një makinë për vdekje

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në gjysmën e qytetit

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në fabrikën e kafesë në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike

Zjarr në fabrikën e kafesë “Thomas Enkelana” në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike Një zjarr…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME