Categories Lajme

E rëndë! 53-vjeçari përdhunon 12-vjeçaren, e dërgonte edhe tek të tjerë që abuzonin seksualisht me të

Një rast i tmerrshëm i përdhunimit ka tronditur opinionin publik në Greqi. Një 53-vjeçar i identifikuar si Ilias Michos dyshohet se ka përdhunuar një vajzë të mitur 12 vjece, të cilën e ka dërguar për disa muaj dhe tek të tjerë që të abuzonin seksualisht me të.

I akuzuar është edhe një 42 vjeçar, i cili dyshohet se ka paguar për të përdhunuar të miturën. Ndërkohë e përfshirë dyshohet të jetë edhe gruaja e të akuzuarit kryesor pasi i ka ofruar familjes 10 mijë euro për të mos e çuar cështjen në polici.

Në emisionin “Mirëmëngjes Greqi”, gjyshja e të miturës ka rrëfyer detaje tronditëse: “Jemi në situatë të mjerushme. Trauma që pësoi fëmija nuk paguhet as 10 mijë euro, as me miliona. Ne pamë disa mesazhe ku i thoshte, “shko në tualet dhe bëj foto nudo, jo vetëm të vetes por edhe të vëllait e motrave dhe m’i dërgo”.
Ditën e sotme do të thirren për të dëshmuar personat që kanë komunikuar me mesazhe përmes një aplikacioni me 53-vjeçarin që të linin takim për të kryer marrëdhënien me të miturën.

10-15 persona që janë identifikuar nga e mitura dyshohet se kanë e përdhunuar ndërsa më shumë se 200 të tjerë thuhet se kanë shprehur ‘interes’ për të kryer marrëdhënie me të.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthim në rafineri në Greqi, vdes 43-vjeçari shqiptar, një tjetër në gjendje kritike

Një shpërthim në një rafineri në Greqi ka rezultuar fatal për një punëtor shqiptar, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ Dyshime se po përgatitnin një vrasje, arrestohen 3 persona të armatosur, SPAK interesohet për çështjen

Lezhë/ Dyshime se po përgatitnin një vrasje, arrestohen 3 persona të armatosur, SPAK interesohet për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ 19 vjedhje banesash, 3 shqiptarë në arrest shtëpie, dëmi 50 mijë euro

Itali/ 19 vjedhje banesash, 3 shqiptarë në arrest shtëpie, dëmi 50 mijë euro Tre shqiptarë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Goditen 14 këmbimore të palicencuara, 14 persona nën hetim, 11 në arrest shtëpie

14 persona janë vënë nën hetim nga Prokuroria e Fierit, të dyshuar se ushtronin aktivitet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dyshime për infarkt, priten rezultatet e autopsisë për vdekjen e 25-vjeçares britanike

Detaje të reja janë zbardhur për vdekjen e 25-vjeçares britanike Ferne Josephine King, e cila…

LEXO ME SHUME