Aktorja e njohur Kelly Preston ka humbur luftën me kancerin, bashkëshortja e John Travolta ka humbur luftën me kancerin, duke ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar edhe vet Travolta, i cili përmes ‘Instagram’ ka shkruar: “Ajo luftoi guximshëm, me dashurinë dhe mbështetjen e shumë njerëzve”. Kelly Preston njihet për rolet e saj në ‘Twins’ dhe ‘Jerry Maguire’. Vdekja e saj (e diel 12 korrik) vjen pas dy viteve luftë me kancerin.



