Categories Lajme

Edhe Italia kërkime për naftë në Jon

Pas Greqisë edhe Italia ka autorizuar nisjen e kërkimeve për naftë në Detin Jon.

Sipas Buletinit zyrtar të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik në Itali kërkimet do të bëhen në një sipërfaqe prej 2200 Km2 dhe do të shtrihen deri në pikën e kufirit detar mes Italisë dhe Shqipërisë.

Sipas marrëveshjes për delimitimin detar të vitit 1992, leja përcaktohet pa paragjykimin e palëve të treta. Megjithatë një marrëveshje përfundimtare mes tre vendeve kufitare Italisë, Shqipërisë dhe Greqisë ende nuk ekziston.

Vendimi për të bërë kërkime për hidrokarbure në Detin Jon ka ngjallur reagime dhe ka përplasur partitë brenda koalicionit. Ministri i Mjedisit Segio Costa tha se nuk ka firmosur dhe nuk do të firmosë kurrë një urdhër për kërkime në det.

Ambientalistët i kujtojnë lëvizjes 5 Yjet, premtimet elektorale kundra kërkimeve detare dhe kundër gazsjellësit TAP. Mirëpo lideri i 5 yjeve dhe zv/kryeministri Luigi Di Maio mbrohet duke thënë se këto kërkime janë autorizuar nga qeveria e kaluar e Paolo Gentilonit.

Kërkime në jugperëndim të Korfuzit ka autorizuar edhe Greqia, e cila pritet që në muajin Tetor të ligjërojë shpalljen e ujerave territoriale ne 12 milje siç pohoi para pak ditësh ministri i Jashtëm plotësues i Greqisë Jorgos Katrugalos.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME