Categories Lajme

“Hajduti kishte mjet prerës në dorë dhe policja më thoshte ta bllokoja”, vajza rrëfen për grabitjen në Tiranë

Në vendin tonë ka shumë arsye për t’u ankuar, por qeveria thotë se është e kundërta dhe se qytetarët nuk shohin realitetin sipas Ramës.

Madje, para pak ditësh Rama u bëri thirrje qytetarëve që të mos lexojnë lajme dhe as mos të shohin televizor sepse këto të fundit paraqesin vetë “zi”.

Sot u grabit një kambist në një pikë Exchange-i në Tiranë shumë pranë Komisaritatit Nr.3 të Policisë dhe sipas dëshmive policia kishte mbërritur me vonesë pasi grabitësit kishin dhunuar kambistin dhe ia kishin marrë paratë. Çfarë mund të thotë Rama për këtë?!

Përgjigjen e kryeministrit nuk e dimë, por një qytetare ka shkruar për JOQ Albania pikërisht referuar ngjarës së sotme në rrugën “Mine Peza.”

Qytetarja rrëfen një histori të sajën që e lidh me mos përgjegjësinë e policisë nga Komisariati Nr3.

Mesazhi i plotë i qytetares:

“Përshëndetje JOQ! Pashë lajmin tuaj n lidhje me grabitjen pranë komisariatit nr. 3.
Mua më ka qëlluar që të bëj një padi para 3 muajsh për një vjedhje që mu bë në rrugën e Durrësit.
Në moment mora në telefon policinë, mu përgjigj një police femër dhe me qetësi të paparë më tha qa unë ta bllokoja hajdutin ose më saktë agresorin, ndërkohë që policia do të vinte me makinë.
Unë i shpjegoja që e kisha të pamundur ta ndaloja sepse ai kishte thikë me vete.
Ndërkohë që prisja makinën e policisë të vinte më morën në telefon përsëri dhe më thanë që nuk vinin dot patrullat sepse ishin larg, por duhet të shkoja unë në Komisariat për të bërë denoncimin.
Imagjinoni tani të kisha forcën dhe guximin për të bllokuar hajdutin dhe pastaj të më thonin që s’vinin dot, si do ja bëja unë?!
me të shkuar në komisariat në këmbë, tek recepsioni del një polic dhe sapo dëgjoi që kisha shkuar për vjedhje më tha “Sa vjedhje bëhen në Tiranë, me ty do merremi o gocë? Është kohë dreke, po deshe hajde më vonë!”
Nuk e di nëse kështu funksionon çdo komisariat, ama jam e sigurtë që nuk ja vlen të kërkosh ndihmë nga policia jonë.”
Komentet u takojnë juve./JOQ Albania

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME