Categories Lajme

“Edhe një mandat tjetër është i nevojshëm” Rama: Sistemi tatimor do jetë transparent, jo llogari 7×7=42

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp së bashku me ministren e Ekonomisë Anila Denaj, ka thënë se nevojitet edhe një mandat tjetër për finalizimin e sistemit tatimor. Rama ka thënë se bizneset nëpërmjet sistemi do të faturojnë shit-blerjet e tyre në kohë reale brenda 24 orëve, ndërkohë që ka ironizuar edhe kreun e opozitës Lulzim Basha.

Rama: Edhe një mandat tjetër është i nevojshëm për ta përmbyllur këtë sistem dhe për të parë përfitimet e individëve prej tij. Është e rëndësishme ta them që është di çka që ka filluar, është i ndarë në tre faza.

Ka tre marrëdhënie, ka marrëdhënien biznes-shtet që ka filluar të hyjë në sistem. Marrëdhënia biznes-biznes do të hyjë në 6 mujorin e dytë.

Vitin e ardhshëm do të hyjmë në marrëdhënien biznes-konsumator.
Është një shtet i tërë në këtë marrëdhënie mes kompjuterësh, që do të thotë që gjithë marrëdhënia njerëzore mes konsumatorit, biznesit dhe shtetit kalon në plan të dytë, në plan të parë është marrëdhënia në kohë reale kompjuterike.

Nëse ne sot blejmë dhe një biznes faturon njëherë në 24 orë, nesër çdo transaksion do të pasqyrohet në trurin digjital të Tatimeve. Kjo do të bëjë që sistemi që ka një sistem të përllogaritjeve të trendeve të aktiviteteve tregtare, të sinjalizojë njerëzit që janë në qendër për bizneset që ka diçka që nuk shkon.

Aty merret vendimi nëse duhet të shkohet në biznes për të hetuar librat e llogarive.  Ky sistem duhet transparent, ku shteti i thotë biznesit që rregullat janë shkruar për t’u zbatuar dhe biznesi bën punën e tij. Sa i përket rritjes së pagave është bërë në bazë të funksioneve. Kjo është llogaria që është bërë. Nuk është bërë si 7×7=42 e kam fjalën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME