Categories Lajme

Edi Rama: Paga mesatare në vend thuajse dyfishohet

Kryeministri Edi Rama vijon të vërë theksin në rritjen e pagave në vendin tonë përgjatë këtyre dy viteve.

Kreu i qeverisë përmes një postimi në rrjetin social këtë të premte ka vënë në fokus rritjen e pagës mesatare në 900 euro.

Sipas kryeministrit një reformë e tillë për rritjen e pagave në sektorin publik është fryt i përpjekjeve të gjata, këmbënguljes dhe durimit të madh për reforma të vështira për masa të domosdoshme për ekonominë dhe për financat tona.

“PAGAT E REJA, falë të cilave paga mesatare në Shqipëri thuajse dyfishohet duke arritur majën historike të 900 Eurove në 2024, janë frut i një përpjekjeje të gjatë, këmbënguljeje e durimi të madh për reforma të vështira e masa të domosdoshme për ekonominë dhe për financat tona, rritjeje të të ardhurave falë rritjes së ekonomisë, tregtisë, investimeve publike e private, rritjes së prodhimit e të eksporteve, modernizimit të sistemit të mbledhjes së taksave përmes kompjuterizimit të transaksioneve në kohë reale, lehtësimit e rritjes së shpejtësisë së shërbimeve për biznesin falë digjitalizimit të tyre, forcimit të shtetit në tërësi dhe uljes së ndjeshme të korrupsionit në tatime e dogana, po mbi të gjitha, PAGAT E REJA janë frut i punës sonë të përbashkët, të çdo shqiptari e shqiptareje, që në shtet a në privat, kontribuon për ekonominë shqiptare me punën e vet”, shkruan Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME