Categories Showbiz

Edicioni dytë i zërave të rinj kushtuar artistes së madhe Vaçe Zela “NDERI i KOMBIT” . Vendi parë: KEJT HITAJ nga Vlora

FESTIVALI I ZËRAVE TË RINJ: “MIKROFONI I ARTË” . Në një atmosferë festive me prezencën e shumë artëdashësve, personaliteteve të artit e të kulturës e shumë të ftuar të tjerë të ardhur deri përtej kufirit, më 22 Tetor në qytetin e Lushnjës u realizua edicioni dytë i zërave të rinj kushtuar artistes së madhe Vaçe Zela “NDERI i KOMBIT”.

Në këtë festival konkuruan 14 fëmijë nga mosha 6-14 vjeç të ardhuar nga të gjitha trojet Shqiptare, me këngë nga repertori i së madhes Vaçe Zela, të cilët u vlerësuan nga një juri prestigjioze të kryesuar nga “Nderi i Kombit” Margarita Xhepa, maestro Zhani Ciko, Justina Aliaj, Shkodran Tolaj dhe Monica Micheli Ponozzo.

Çmimet fituese ishin Vendi parë: KEJT HITAJ nga Vlora fituesja e cmimit me te madh “Mikrofoni i Arte “ Vendi dytë: Rigerta Kojku nga Librazhdi.

Vendi i tretë: Arbias Pepa nga Lushnja. Çmimi i publikut: Kevin Koneta, artist i cili jeton në Itali. Vleresim special mori dhe kengetarja tjeter e Qkf Vlore Lutfie Toska .

Krenohemi me sukseset e talenteve tona te pergatitur nga prof Albana Curo !

Ndër shumë përshëndetje dhe supriza të tjera në këtë event, për nder të publikut intepretoi aktori dhe regjisori me famë botërore, i madhi Xhevat Limani , këngëtarja Justina Aliaj dhe gjatë drekës këngëtari mirnjohur Shkodran Tolaj, Fatime Kalimashi, Hysni Hoxha, Besiana Qani Mehmedi etj.

Ky Festival u pasua me një drekë për të gjithë miqtë dhe të ftuarit, shoqëruar me çmime, mirënjohje, falënderime e sete fotografike që do të jenë pjesë e historisë së Festivalit “Mikrofoni i Artë”.

Nje falenderim shkon per organizatoret e ketij festivali Bashikine e Lushnjes si dhe drejtorin e festivalit z Adriatik Gega ,per organizimin perfekt te ketij festivali . #BashkiaVlore #bashkiaLushnje. Albana Curo

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME