Categories Lifestyle

Efektet pozitive të plazhit në shëndetin tonë

Pushimet  në det, përveç relaksit dhe argëtimit që na ofrojnë, na shërbejnë edhe që të përmirësojmë disa probleme që mund të kemi me lëkurën apo formën tonë fizike. Më poshtë ju sjellim disa mënyra se si deti mund të ndikojë në përmirësimin e lëkurës suaj si dhe pamjes suaj në përgjithësi. Uji i kripur ka veti antiinflamatore dhe mund të vrasë bakteret e dëmshme që gjenden në lëkurë. Kjo falë prezencës së sodiumit, bakrit dhe squfurit. Kjo do të bëjë që personat të cilët vuajnë nga ekzema, psoriasis ose ndonjë problem tjetër lëkure të kenë një lëkurë më të shëndetshme pas pushimeve të tyre në det.

Deti ndër të tjera përmirëson dhe stimulon muskulaturën e gjithë trupit si dhe ndikon në oksigjenimin e qelizave, duke e bërë kështu lëkurën më të bukur dhe më të ndritshme. Për ta bërë këtë efekt më jetëgjatë duhet që edhe ta hidratojmë lëkurën me produkte natyrale dhe delikate gjatë, ose pas dushit. Gjithashtu nuk duhet të harrojmë që të konsumojmë ujë, pasi hidratimi është çelësi sekret i një lëkure të bukur dhe të ndritshme.

Aroma e detit bën që ne të jemi në kontakt edhe me jodin, shkruan ‘noa.al’. Ky element ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit të bllokuar ose të ngadalësuar. Gjithsesi në mënyrë që ky përshpejtim i metabolizmit të jetë efikas për ju, nevojitet që ju të hiqni dorë nga pijet e gazuara, si dhe ushqimet me tepri sheqeri. Këshillohet që ju të konsumoni ushqime si peshku të pasura me acide yndyrore të ngopura.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME