Categories Politike

Ekipi i ri i Bashës, a po përgatitet PD për një përplasje me amerikanët?

Ditën e djeshme u zbardh lista e emrave të ekipit të ri të Lulzim Bashës. Nga Tritan Shehu, Endri Hasa, Ledina Mandia dhe shumë figura të tjera të ekipit Berisha do të dominojnë sërish anëtarësinë e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike si edhe jetën politike të saj gjatë viteve në vijim.

Ndërsa Edi Paloka, një tjetër zyrtar i lartë i kësaj partie në kohën e drejtimit të liderit të saj historik pritet të votohet nga demokratët si kryetar për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike në vend të Bujar Nishanit, kritik i Bashës. Krahas Palokës, Basha i ka besuar Flamur Nokës Komisionin e Sigurisë, Albana Voksht Komisionin e Shëndetësisë dhe Arsimit apo Oerd Bylykbashit, Komisionin e Ligjeve.

Në një kohë kur SHBA ka shpallur non-grata Sali Berishën dhe familjen e tij, bashkëshorten dhe dy fëmijët, në Partinë Demokratike vihet re angazhimi i dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezi i cili është në listën e kandidaturave për anëtar kryesie që do të votohet pasditen e sotme. Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim pak kohë më parë i kërkoi kryedemokratit Lulzim Basha të largojë Berishën nga PD pas shpalljes së tij non-grata në tokën amerikane.

Shefja e diplomacisë amerikane në Tiranë Partisë Demokratike i njohu meritën për rrëzimin e komunizmit. Dhe me një shprehje simbol të regjimit se “bar do hamë dhe parimet nuk i shkelim”, i kërkoi drejtpërdrejtë demokratëve të mos sakrifikojnë forcën e tyre politike, por të largojnë Sali Berishën. PD nuk ka dalë ende me një qëndrim zyrtar në lidhje me këtë kërkesë të diplomacisë amerikane në Shqipëri. Vetë Lulzim Basha nuk ka folur konkretisht për këtë situatë.

Ndërsa Berisha nga ana tjetër tha pak javë më parë në konferencë me gazetarët u shpreh se jo Basha, por asnjë institucion i Shqipërisë nuk mundet të bllokojë hyrjen në parlament të një deputeti të votuar nga zgjedhësit shqiptar. Berisha deklaroi se lideri i PD-së Lulzim Basha në takimet ne ambasadoren Kim, i ka kërkuar të paraqesë faktet apo dokumentet që disponon, por që si përgjigje ka marrë, -” faktet janë por nuk mund ti bëjmë publike”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME