Categories Lajme, Turizëm

Ekspertja e turizmit tregon jetën pa muzikë në bregdet: Lugët dhe pirunjtë kërcasin

Ekspertja e turizmit, Flora Xhemani Baba, ngre shqetësimin se bizneset që operojnë në turizëm jo vetëm nuk janë ndihmuar nga qeveria por penalizohen vazhdimisht me kontrolle dhe gjoba,  por edhe me penalizime absurde si mbyllja e pishinave apo heqja e muzikës.

Me akt normativ, qeveria mbylli lokalet e natës dhe ndaloi muzikën pas orës 20.00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji me qëllim shmangien e grumbullimit të njerëzve. Por Flora Xhemani Baba thotë se kjo masë dëmtoi vetëm turizmin pasi lokalet e dasmave vazhdojnë punën normalisht. Sipas saj, nuk mund të penalizohet 90% e bregdetit për shkak të lokaleve të natës.

Flora Xhemani Baba: Nëse heqja e muzikës u bë për të shmangur grumbullimin e njerëzve, lokalet e dasmave aktualisht janë plot, asnjë familje nuk e ka anuluar dasmën përkundrazi i bëjnë shtruar, rehat, në ato lokalet e mëdha, ndoshta pa shumë zbukurime të jashtme që të mos kuptohet që lokali punon, por i bëjnë. Njerëzit mblidhen sidoqoftë edhe gjatë ditës, nuk mblidhen vetëm pas orës 20:00 në lokalet live.

Heqja e muzikës si element  shoqërues i darkave të pushimeve në resortet shqiptare që nuk është se shquhen për opsione të tjera argëtimi. Shkon në një hotel apo resort në mbrëmje dhe shikon një publik i cili rri në heshtje, bën muhabet apo dëgjon tek kërcasin lugët apo pirunjtë, është  e trishtueshme. Një muzikë me volum mesatar nuk besoj se do të mblidhte njerëz, nëse i mbledh nëpër clabe, nuk i mbledh në të njëjtën mënyrë në restorante. Ke penalizuar 90% të bregdetit për një 10% . Mund të mbylleshin clabet dhe nuk ka pse të penalizosh muzokën në një resort ku pushojnë 500-700 veta që kanë nevojë për një atmosferë të gëzueshme. Bizneset nuk janë ndihmuar fare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Foto/ Ky është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull!

Thoma Mastora është 69-vjeçari që dyshohet se vrau të moshuarit Kosta dhe Kleoniqi Ilia në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër, nëna me tre fëmijët e zhdukur prej disa ditësh, njëri prej të miturve gjendet i pajetë në lumin Drin

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Shkodër. Nëna bashkë me tre fëmijët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet vrasësi i dy të moshuarve në Dropull

Tre ditë pas vrasjes së çiftit të moshuar në banesën e tyre në Dropull, policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperaturat do të arrijnë deri në 25 gradë, zbuloni si pritet të jetë moti sot

Depërtimi i masave ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore do të sjellë në vendin tonë…

LEXO ME SHUME